Koçi: Në premtimet e PS-së mbizotëron objektivizmi. Berisha ka humbur kthjelltësinë mendore që kur ka ardhur LaCivita (VIDEO)

Koçi: Në premtimet e PS-së mbizotëron objektivizmi. Berisha ka humbur kthjelltësinë mendore që kur ka ardhur LaCivita (VIDEO)

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi tha në studion e MCN Live se në premtimet e PS-së mbizotëron objektivizmi, ndërsa premtimet e PD-së janë të natyrës fantastiko-shkencore të cilat mund t’i quash edhe premtime të formës piramidale.

 

Drupal Ad

Rama e filloi fushatën duke prezantuar një program dhe pastaj duke zbërthyer në fusha të veçanta me ministrat përkatës, siç ndodhi me transportin dhe komunikacionin. Mund të kenë elementë që mund të shmangë, janë episode që ndodhin dhe rastësisht, angazhimi 16 orë në ditë bën të veten.

Nëse krahasojmë dy kampet ajo që ndodh me PS, e sundon objektivizmi. Tek opozita ke premtimet që me të drejtë mund t’i quash të formës piramidale. Dëgjon premtime fantastiko-shkencore.  

Është angazhim krejtësisht realist, është angazhim i dyanshëm. Ke të njëjtin qëndrim dhe vlerësim që bën Komisioni Europian dhe të njëjtin vlerësim që bën qeveria. Kanë ardhur në Tiranë përfaqësues të Komisionit Evropian dhe thonë që angazhohemi që deri në 2027 të mbarojë procesi i negociatave dhe pastaj të fillojë procesi i ratifikimit në parlamentet e vendeve anëtare.

Nuk ka tepri me natyrë elektorale, ka objektivizëm. 2030 që janë si vite jubilare. 2029 nga 2030 nuk ndryshon shumë.

I ndalur tek premtimi i Berishën për heqjen e mesatares nga shkollat, Koçi tha:  

Jemi nën një sulm të kohës mbi sistemin arsimor. Nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri. Ka një rënie dhe me natyrë globale. Tek ne ka ndodhur thagma. Vitet e tranzicionit bënë të veten, disa praktika të gabuara. Ka ndryshuar shoqëria, ka ndryshuar prindi, ka ndryshuar mësuesi. Ka gjëra që duhet të reflektojmë si shoqëri, si shtet, si parit. Ta sulmosh sistemin arsimor në këtë pikë është e pafalshme. Është 14 shtator mbi sistemin arsimor. Emergjenca është tek degët e mësuesit. Por nuk mund ta rregullosh këtë gjë duke ulur mesataren. Është stimuluar me bursë çdo student që studion në këtë degë. Ka njëlloj ndryshimi, por nuk jemi aty ku duhet. Do të jemi në një gropë sa i përket numrit sa i përket numri të studentëve që mbarojnë degën e mësuesisë.

Sipas Koçit, Berisha e ka humbur qartësinë mendore duke shtuar se gafat më të rënda të tij janë bërë që pas ardhjes së LaCivita-s.

Përballë nuk është se ka një njeri që bën premtime fantastiko-shkencore. Ka një mjerim mendor.

Gafat e Berishës janë të jashtëzakonshme.  Kanë ndodhur pasi ka ardhur LaCivita. Nuk e di çfarë injeksioni i ka bërë që  e ka humbur qartësinë mendore Berisha.

Më tej Koçi tha se zërat më të rëndësishëm të grupit parlamentar të PS-së në këto 4 vite duhet të rikonfirmoheshin.

Mendoj se pjesa më e mirë e atij grupi duhet të ishte rikonfirmuar, pse jo dhe brenda listave të mbyllura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy