
Karateisti Alvin Karaqi pas triumfit me medalje ari në Olimpiadën Evropiane ku përfaqësoi Shqipërinë, u nderua ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, me “Yllin e mirënjohjes publike”.
Përmes një komunikimi skype nga Zvicra ku jeton e vepron, së bashku me të fejuarën e tij nga Prishtina, Erëza Pireva, Karaqi, foli për jetën dhe aktivitetin e tij prej dy profesionesh, si karateist profesionist dhe mjek kirurg,
Kam filluar që 7 vjeç me karatenë dhe e kam vazhduar tanimë si profesionist. Ndërkohë vazhdoj shkollimin në Zvicër për specializim në kirurgji. Jeta ime në distancë me Erzën, na ka sjell pak largësi por për faktin se ajo ishte në Austri për master, dhe u kthye në Kosovë, por tanimë po bëjmë dokumentacionin që të bashkohemi të dytë, por kur e mendojmë se po sakrifikojmë jetën tonë për një të ardhmen tonën të përbashkët, besojmë se ja vlen.
Çifti solli në vëmendje dhe faktin se si u prit batuta gjatë ceremonisë e kryeministrit Rama, i cili tha se Alvini do ishte një ëndërr e çdo vjehrre, për pamjen dhe angazhimet e tij në profesion.
Erëza: Me të vërtetë e kam prit me batutë reagimin e kryeministrit, sepse normalisht që çdo vjehërr do të donte një dhëndër si Alvin. E kam marrë pozitivisht këtë batutë dhe e kam nxjerrë edhe në tikTok. Ne jemi njohur në Prishtinë, në një lokal dhe normalisht që ka qenë për të dytë një dashuri në shikim të parë.
Ja vlen sakrifica që po bëjmë të dytë sepse shpejt do bashkohemi dhe jemi secili në shkollimet tona të mirëfillta.
Alvin: Edhe për mua batuta që bëri kryeministri e prita me të qeshura, sepse pastaj folëm me kryeministrin për të ardhmen time me Erzën.
Padyshim që tani që po presim dokumentacionin për tu bashkuar, them se largësia në çift na ka pjekur më shumë.



