Një grumbull trarësh druri pranë hekurudhës Fier-Vlorë, në afërsi të ish-stacionit, janë përfshirë sot nga flakët. Sikurse mund të shihet nga pamjet, shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar zonën. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Dy mjete dhe reparti zjarrfikës i Fierit po kryejnë shuarjen e flakëve.



