Policia në Tiranë ka nisur një fushatë monitorimi dhe gjobash ndaj qytetarëve që nuk respektojnë sinjalistikën rrugore, semaforët e vijat e bardha.
Qytetarët e shohin pozitive nismën e policisë, teksa pranojnë se nuk janë të kujdesshëm dhe shpesheherë i shkelin këto rregulla.



