Formimi i Qeverisë së re/ Thaçi me partitë: Do ta mandatoj subjektin që dëshmon se mund ta bëjë shumicën

Formimi i Qeverisë së re/ Thaçi me partitë: Do ta mandatoj subjektin që dëshmon se mund ta bëjë shumicën

Presidenti Hashim Thaçi, u ka kërkuar të gjithë përfaqësuesve të partive politike parlamentare që të deklarojnë vullnetin e tyre nëse janë për formim të Qeverisë së re apo shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Sot ju kam ftuar në këtë takim konsultativ për të diskutuar me ju hapat e ardhshëm që t’i japim vendit Qeveri me legjitimitet të plotë qytetar. Edhe pse i kam dërguar pesë kërkesa LVV-së nuk ka shfrytëzuar të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë”.

Në pajtim me mandatin e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Gjykatës Kushtetuese është e drejtë dhe detyrë e presidentit të bëjë përpjekje për krijimin e një Qeverie. Është përgjegjësi e imja ta ruaj stabilitetin e vendit dhe të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve dhe për këtë do të marrë hapat sipas Kushtetutës”.

Të ndodhur në këtë situatë pas mocionit të mosbesimit me 25 mars nga 82 deputetë sot ju përfaqësues të të gjitha partive parlamentare ju ftoj që të konfirmoni a është në vullnetin e partive politike që të kemi një qeveri të re apo të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Presidenti nuk e shpërbën kuvendin por vetëm sipas vullnetit të partive politike”.

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Thaçi është duke bërë shkelje kushtetuese me thirrjen e partive të tjera për t’u konsultuar për të formuar Qeverinë e re.

Ajo ka theksuar se VV-ja, nuk e ka refuzuar kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për të emëruar mandatar të ri për kryeministër.

Në asnjë rast nuk e kemi propozuar as kërkesën as propozimin e mandatarit. Sot kam pranuar një letër nga ju jashtë kompetencave si president. Kushtetuta nuk parasheh një komepetencë  të tillë të presidentit për të shfrytëzuar  mandatarin. Kushtetuta parasheh caktimin e mandatarin pas propozimit nga partia e cila ka fituar shumicën”.

Haxhiu i ka thënë Thaçit se bazuar në rolin e tij si president, ai nuk ka të drejtë për të konstatuar se kemi refuzuar këtë kërkesë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ka dëgjuar të gjitha qëndrimet e partive politike të cilat ishin kundër shkuarjes në zgjedhje të reja, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se do t’i japë mandatin cilësdo parti apo koalicion që dëshmon se ka shumicën në Kuvend për krijimin e insistucioneve të reja.

Nuk është në disckrecionim tim të propozojë kandidatin e tillë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se qeveria rrejedh nga Kuvendi, prandaj sipas tij propozimi duhet të rrjedh nga partia politike apo koalicioni që mund të ketë gjasa për krijimin e qeverisë dhe që do të marrë votat e nevojshme për krijimin e qeverisë së re.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy