Ky çelës vlen 95 mijë euro

Ky çelës vlen 95 mijë euro

Është një çelës hekuri i ndryshkur, por është shitur dje në një ankand në Britani për 85 mijë stërlina (95 mijë euro). Në fakt, nuk bëhet fjalë për një çelës dhe aq të zakonshëm. Ai dikur i përkiste Sidney Sedunary, një kamerier 23-vjeçar, i cili vdiq që bashku me 1500 të tjerë në tragjedinë e Titanikut, në vitin 1912.

Çelësi ka pasur një pllakë bronzi me mbishkrimin “Locker 14 F Deck” dhe në atë kohë i është dorëzuar gruas së viktimës.

Shtëpia e ankandeve “Henry Aldridge & Son a Devizes” kishte parashikuar ta shiste çelësin për 50 mijë stërlina, por ky parashikim u tejkalua.

Vitet e fundit, çmimet e objekteve që kanë qenë në anijen e famshme që u mbyt janë rritur jashtëzakonisht. Në vitin 2013, një violinë që mendohet se është përdorur pikërish pas kishte nisur fundosja e anijes është shitur për 1 milion stërlina. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy