
“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” ka bërë thirrje popullit të dalë sot në Sheshin “Skënderbej” në mbrojtje të Teatrit Kombëtar për të kundërshtuar ndryshimet ligjore në kodin penal, pasi kryeministri vendosi ta kalojë në varësinë e Bashkisë së Tiranës, ku do të përdoret si zonë për ndërtime private.
Ndërkohë kjo protest ka shpërthyer në përplasje dhe dhunë.
Ines Kurti, aktiviste ka refuzuar që të shoqërohet nga forcat e Policisë, duke agravuar më tej situatën.
Ajo është shtrirë përtokë dhe ka nisur të bërtasë. Në këtë moment, forcat e Policisë kanë thirrur një autoambulancë. Ajo është futur në barrelë dhe më pas është futur në autoambulancë.
Më herët në polici u shoqërua edhe avokati Altin Goxhaj dhe aktivisti Arben Kola.



