Nga Fatjon Baze
Si pothuajse çdo vit Kategeria Superiore edhe këtë sezon po mbyllet në mënyrë të shëmtuar ku dhuna mbizotëroi sërish si në Superiore ashtu dhe në Kategorinë e Parë.
Po pse ka çdo vit dhunë në futbollin shqiptarë dhe a janë marrë masa e duhur nga ana e institucionit më të rëndësishëm të futbollit siç është FSHF-ja. Po të shikosh dënimet që Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë për ndalim e dhunës, janë vërtet qesharak dhe jo normale, çka ka sjellë që dhuna të përsëritet çdo vit. Dënimi i fundit që institucioni më i lartë i futbollit shqiptarë ishte ndaj Bylisit në vitin 2014, duke e nxjerrë nga Kategoria Superiore për dhunën e ushtruar ndaj delegatit të ndeshjes Besnik Çela.
Por pse nuk merren të njëjtat masa dhe për ekipet e tjera qofshin këto ekipe të mëdha, të mesme dhe të vogla?
Pse askush nuk ka frikë nga dënimet që mund të marrë nëse bën gjeste të shëmtuara që cënojn rëndë imazhin e futbollit shqiptar?
Rastet e fundit janë dhuna në ndeshjen më të rëndësishme të futbollit shqiprarë siç është derbi i kryeqytetit, dhe dhuna që ndodhi në kataegorinë e parë në dy fusha të ndryshme të klubve të cilat pretendojnë që të hynë në Kategorinë Superiore.
Për dhunën e ushtruar në derbi FSHF-ja dha disa dënime absurde duke dënuar pa të drejtë tifozerinë e Tiranës, ndërsa për drejtuesit që ishin iniciatorët e dhunës dha dënime qesharake, çka i bën ata që të rikthehen sërish në futboll.
A duhet të ishte ky rast një nga shembujt më të mirë që antarët e atij komisioni të disiplinës të merreshin të paktën një herë seriozisht për ato dënime që japim?
A duhet të përjashtohen nga futbolli ata drejtues që dhunuan stafin që ishin miq në fushën e tyre?
A mund të quhen drejtues ata që janë në krye të një klubi të madh në futbollin shqiptar të cilët prezupozohet që të japin shembullin e tyre për brezat e rinj?
A nuk duhet që të përjashtohen nga futbolli, njerëz të tillë?
Për çfarë duhet të jenë më ata drejtues në krye të këtyre skuadrave, për të na treguar sesi rrihen me homologët e tyre.
Sanksionet që FSHF-ja ka ndërmarrë për dhunën në futbollin tonë janë një dështim për atë instucion, pasi faktet kanë treguar që kjo ka bërë të mundur që dhuna të përsëritet pothujase çdo vit.
A mund të bëhet pjesë e Kategorisë Superiore ekipi i Korbait që në ndeshjen e fundit në shtëpinë e saj "terrorizoi" mbarë opinonin me atë dhunë barbare në fund të ndeshjes?
Për çfarë duhet të futet në Superiore ky ekip? Për të na treguar që kshu do ta pësojnë dhe ekipet e tjera që do të vinë në Peshkopi.
A mund të futet po ashtu Kastrioti në Superiore ( është ende në lojë pasi matematika e lejon) që ishte pre e dhunës në Peshkopi, ku drejtuesi më i lartë i këtij ekipi presidenti i klubit dhunon në mes të Tiranës një gazetar.
Për çfarë? Për të na treguar se presidenti i atij klubi është “gangster” dhe rreh gazetarë që tregojnë të vërtetën.
Ja pra këto ngjarje të shëmtuara vinë si pasojë e një mos përgjegjshmërie dhe të komisionit të disiplinës i FSHF-së. Këto janë disa nga arsyet pse vjen dhuna çdo vit, pasi ata që janë në krye të komisionit të disiplinës nuk i merr askush seriozisht, askush nuk trembet më nga ata, pasi nuk kanë dhënë asnjë shembull që të kenë vendosur drejtësi që ai tifoz, drejtues klubi apo president të trëmbet sadopak se mund të marrë një dënim të rëndë që mund ta largojë atë dhe përfundimisht nga bota e futbollit.
Nëse ka diçka që njerzit bashkohen është vetëm futbolli, ndërsa këtu tek ne ndodh krejt e kundërta. Ktu kanë frikë të shkojnë në stadium për të parë një ndeshje të qete ku përveçse një fjalori banal dhuna mund të nisë dhe nga diçkaja më e vogël pasi dhe siguria në stadiumet tona lë shumë për të dëshiruar.
Prandaj një rol kryesor ka dhe Federata Shqiptare Futbollit e cila me ato dënime qesharake që jep nuk i merr më askush seriozisht, çka do të sjellë që fatkeqësisht dhuna të vijojë të mbetet dhë për një periudhë të gjatë në futbollin tone, në rast se masat nuk merren ashtu siç ata agresorë meritojnë të dënohen.
TemA TV



