Të paktën 4 persona, përfshirë një fëmijë 6-vjeçar, vdiqën sot si pasojë e tërmetit 6.8 ballësh që goditi Filipinet jugore. Njoftimin e dha nënsekretari Renato Solidum, sipas stacionit televiziv GMA News. Solidum është gjithashtu drejtori i Institutit Kombëtar të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë n
Zyra e presidentit tha se në kohën e tërmetit Rodrigo Duterte ishte me vajzën në shtëpinë e tij në Davao City, në provincën e prekur të Davao del Sur. Presidenti dhe vajza e tij nuk janë dëmtuar.
Fëmija humbi jetën në qytetin e Matanao, kurse tre viktimat e tjera, sipas zjarrfikësve, ishin në një ndërtesë trekatëshe në Padada që kishte një supermarket dhe që u shemb.
Tërmeti e pati epiqendrën e tij 5 km në juglindje të Magsaysay, në provincën e Davao del Sur, në një thellësi prej 28.2 km. Një tërmet i dytë, me magnitudë 5 ballë, u regjistrua pak më në jug në të njëjtën provincë.



