Rexhep Tajip Erdogan përsoi një humbje të madhe në zgjedhjet lokale në Turqi.
Kandidatët mbështetës nga presidenti turk humbën betejën elektorale në tre bashkitë kryesore, Stamboll, Ankara dhe Izmir, të cilat janë tashmë në duart e kryebashkiakëve opozitarë.
Gazetari shqiptar në Turqi, Sokol Brataj, i ftuar në “MCN live”, duke analizuar shkaqet e humbjes së partisë së tij në zgjedhjet lokale, tha se ishte shokuese dhe e papritur edhe për vetë opozitën.
Në fakt për 10 muaj janë bërë dy parë zgjedhje në Turqi, presidencialë dhe parlamentare dhe rezultat aty u dhanë fare rezultatet e pritshme dhe për këtë arsye këtë vit me 31 mars, sondazhet pothuajse ishin të pa aplikuara sepse ato nuk ishin afruar fare.
Dhe ato sondazhe që deri dikur ishin të vërtetë me elektoratin turk treguan se deri 5, 6 % në qytetet e mëdha si Ankara, Stambolli, Izmiri mund të fitojnë por ato kalatë Erdoganit që një 20 vite janë në kryesi si Bursa, Ballykasiri, Ankaraja, nuk u pritnin që do kalonin në opozitë dhe këto ishin shokuese edhe për opozitën që i mor këto zgjedhje por edhe për vet Erdoganin.
As opozita nuk e priste fare, opozitar Mansuri Javash fitoj me 30% më shumë se kandidati i Erdogan.
Sipas Brataj, përgjegjësia për këto humbje nuk u mor nga Erdogan pos faktit se do ta rigjenerojë partinë, teksa flitet se ai në shtator do të ndërrojë disa ministra ‘përgjegjës’ të qeverisë së tij.
Vet Erdogan tregoj që ishte një disfatë për partinë e tij dhe për politikën e tij dhe kështu do të ketë një gjenerate të re në partinë e tij dhe se do të rinovohet nga e para, poashtu në partinë e tij.
Erdogani është një lider që kurrë nuk e merr përgjegjësinë vetëm se lexona të çfarë thotë populli, por normalisht që disa ministra do të vihen para përgjegjësisë. Normalisht që shtator pritet që të kemi edhe ndërrime ministrash.



