Shqiptarët në Francë kërkojnë sot lirimin e haradinajt

Shqiptarët në Francë kërkojnë sot lirimin e haradinajt

Shqiptarët që jetojnë në Francë, protestojnë sot për të kërkuar lirimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Protesta e cila nis në orën 12:00, do të zhvillohet  sot në në Colmar të Francës. Sipas njoftimit të dërguar nga organizatori, është moment historik që të gjithë shqiptarët të dëshmojnë se janë bashkë dhe janë një.

Njoftimi i plotë:

Meqenëse autoritetet e Republikës së Francës nuk sollën vendimin e drejtë dhe të shumëpritur nga populli shqiptar për lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të Ramush Haradinajt, Këshilli Organizativ për lirimin e Ramush Haradinajt fton të gjithë shqiptarët që ndodhen në Evropën Perëndimore që të mobilizohen si asnjëherë më parë dhe me pjesëmarrjen masive të dëshmojmë se kur janë në pyetje interesat tona kombëtare shqiptarët janë një! Ftojmë të gjitha strukturat e organizatave politike, shoqatave, klubeve dhe formave tjera të organizuara të shqiptarëve në Evropën Perëndimore që të bashkuar të kërkojmë që autoritetet e drejtësisë franceze dhe të shteteve tjera demokratike të mos veprojnë sipas urdhrave politik të regjimit të Beogradit. Është moment historik që shqiptarët e Kosovë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Malit të Zi dhe të Shqipërisë të dëshmojmë se jemi një! Lirimi i pakusht dhe i menjëhershëm i Ramush Haradinajt është mesazhi që presim nga demokracitë perëndimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy