Furnizimi me gaz rus në Kinë përmes rrugës së Lindjes së Largët do të fillojë në vitin 2027, tha sot CEO i Gazprom Aleksey Miller, sipas kanalit Telegram të kompanisë.
Rruga e Lindjes së Largët do të dërgojë furnizime me gaz natyror rus nga shelfi i ishullit Sakhalin në Kinë. Moska dhe Pekini nënshkruan një marrëveshje për furnizime shtesë të gazit përmes tubacionit të ri në shkurt 2023.

Sipas Miller, rruga e Lindjes së Largët do të ketë një kapacitet vjetor prej 10 miliardë metra/ kub pasi të jetë plotësisht funksionale.
Projekti përfshin ndërtimin e një seksioni ndërkufitar përgjatë lumit Ussuri midis tubacionit rus tashmë funksional dhe qytetit kinez të Hulin.
“Me fuqinë e Siberisë dhe rrugën e Lindjes së Largët që arrijnë kapacitetin e plotë, Rusia do të bëhet furnizuesi më i madh i gazit për Kinën”, deklaroi shefi ekzekutiv i Gazprom.
Rusia aktualisht furnizon Kinën me gaz nëpërmjet tubacionit “Power of Siberia”, një pjesë e të ashtuquajturës Rruga Lindore, sipas një marrëveshjeje dypalëshe 30-vjeçare. Furnizmi nisi
në vitin 2019 dhe tubacioni pritet të arrijë kapacitetin e tij të plotë operacional prej 38 miliardë metër/kub gaz natyror në vit, sipas Miller.
Gazprom ka rritur sistematikisht eksportet e gazit në Kinë nëpërmjet tubacionit, shtoi ai.
Moska dhe Pekini janë gjithashtu pranë një marrëveshjeje për ndërtimin e një mega tubacioni gazi të njohur si Fuqia e Siberisë 2. Ai do të transportojë deri në 50 miliardë metër/kub gaz në vit nga Rajoni Yamal në Rusinë veriore në Kinë nëpërmjet Mongolisë.



