Pavarësisht pushtimit dhe gati 2 viteve të luftës, Presidenti Putin e ka humbur Ukrainën përgjithmonë.
Kështu tha sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg.
“Moska donte të pengonte Kievin që të afrohej me BE-në dhe NATO-n, por dështoi”, tha më tej ai.
Stoltenberg thotë se është i sigurt se Kievi do të arrijë përfundimisht të bashkohet me Aleancën Atlantike.
Për agjencinë gjermane Dpa, Stoltenberg nënvizon se nuk ka asnjë shenjë se Putini do të ndryshojë politikat apo objektivat e tij.
Rusia është gjithashtu politikisht më e izoluar se më parë.



