Izraeli: Rreth 80 pengje ende të gjallë në Gaza

Izraeli: Rreth 80 pengje ende të gjallë në Gaza

Më shumë se një e treta e pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor konfirmohen ose dyshohen të vdekur, sipas një raporti të qeverisë izraelite të publikuar të martën.

Luftëtarët e Hamasit morën rreth 250 izraelitë dhe shtetas të tjerë në Gaza në sulmin e 7 tetorit, nga i cili mbetën të vrarë 1200 persona.

Grupi i ka përdorur pengjet si levë në negociatat e armëpushimit me Izraelin, ku më shumë se 100 prej tyre janë shkëmbyer në nëntor me të burgosur palestinezë gjatë një pauze njëjavore në luftime.

Rreth 80 pengje të mbajtura në Gaza besohet se janë ende gjallë, sipas qeverisë izraelite.

Izraeli deklaroi edhe katër pengje të tjerë të vdekur të hënën.

Tre prej tyre ishin shfaqur në një video në dhjetor duke u lutur për lirimin e tyre.

Drupal Ad

Në mars, Hamasi pretendoi se pengjet u vranë nga sulmet izraelite. Hamasi tha se shumë pengje janë vrarë nga operacionet tokësore dhe ajrore të Izraelit në Gaza.

Izraeli shtoi se ka zbuluar eshtrat e pengjeve të vrarë në stilin e ekzekutimit nga Hamasi.

Sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës.

Protestuesit bllokuan një autostradë në Tel Aviv të hënën mbrëma për të kërkuar nga qeveria izraelite të arrijë një marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve të mbijetuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy