KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, Adnan Xhelili

KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, Adnan Xhelili

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra prokurorin pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë, Adnand Xhelili.

KPK shpalli sot vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, Adnan Xhelili i cili nuk u paraqit në seancë.

Trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Firdes Shuli relatore dhe Brunilda Bekteshi anëtare, përfundoi hetimin administrativ dhe analizimit të provave dhe fakteve dhe vendosi shkarkimin e Xhelilit.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 31 janar ndaj subjektit të rivlerësimit Adnan Xhelili, KPK evidentoi mungesë burimesh financiare të ligjshme për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë nga Enti i Banesave si edhe për ndërtimin e një shtëpie 3-katëshe në Borsh të Lukovës.

Gjithashtu, u konstatuan edhe mospërputhje të të dhënave të pasqyruara në deklarata dhe atyre që figuronin në dokumentacionin zyrtar të siguruar gjatë hetimit administrativ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy