Manipulimi i zgjedhjeve në futboll/ Vihet nën hetim kryetari dhe anëtari i Shoqatës Erzeni

Manipulimi i zgjedhjeve në futboll/ Vihet nën hetim kryetari dhe anëtari i Shoqatës Erzeni

Manipulimi i zgjedhjeve në futboll ka përfunduar me dy persona të vënë në hetim. Burime policore bëjnë me dije se janë proceduar penalisht kryetari dhe anëtari i shoqatës së KF Erzeni me akuzën për shpërdorim detyre dhe kompetencash.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar Durrës proceduan penalisht shtetasit Marius Shahini, me detyrë kryetari i shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni dhe Fundim Dollaku, anëtar i shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni, për veprat penale “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Për këta shtetas është bërë kallëzim nga ana e Drejtorisë së Shumë Sporteve në Bashkinë Shijak, se dyshohet që shtetasit Marius Shahini dhe Fundim Dollaku, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën dhe kompetencat, duke përfaqësuar shoqatën e Klubit të Futbollit, në mbledhje dhe votime, pa lejen e drejtuesve të bashkisë Shijak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy