Zhabina: Agasi shfaq interes për lojërat e fatit. Kishte dijeni për operacione policore para se të ndodhnin! (VIDEO)

Zhabina: Agasi shfaq interes për lojërat e fatit. Kishte dijeni për operacione policore para se të ndodhnin! (VIDEO)

Gazetari Xhevahir Zhabina duke folur në Mcn Live për dosjen e AKSHI-t, tha se ka indicie që Ergys Agasi dhe enturazhi i tij kanë interes në fushën e lojërave të fatit. Zhabina thekson po ashtu se Agasi kishte dijeni për operacione të policisë, dhe mund të ketë patur operacione të porositura. 

 

Kjo është strategji mbrojtje, s’ka të bëjë me marrëveshje biznesi. Kur një njeri është i pastër përballet me prokurorit dhe paraqet objeksionet e tij, provat e tij, për të rrëzuar akuzën e SPAK-ut. Më ka bërë përshtypje mënyra si SPAK-u i ka renditur komunikimet, duke lënë indicie, që të na krijojnë idenë që kjo s’është asgjë me atë material që mund të ketë në dorë SPAK. Më ka bërë përshtypje ngritja e kësaj strukture kriminale deri në detaje. Edhe kur s’i pëlqente fondit Agasi, thoshte nga 2 do ta bëjmë 4, dhe tregon çfarë kontrolli kishte ai mbi atë që ndodhte në AKSH, por edhe kompanitë që duhet të merrnin OK-in e Agasit dhe Beqirit para se të hynte në garë, dhe pasi fitonte tenderin një pjesë e parave kanalizoheshin te kompanitë e Agasit dhe Beqirit.

 

Tregon që Agasi dhe enturazhi i tij kanë interes në fushën e lojërave të fatit, ku një pjesë e madhe e saj funksionon në të zezë. Mund të jetë një hetim tjetër që mund të ketë SPAK-u, por në këto dokumente s’del e qartë. Njeriu i tij më i afërt në këtë dosje del nr.2 i Policisë së Tiranës Erion Ismaili, dhe ne e dimë që sa e përfshirë është policia në lojërat e fatit, që s’e kontrollon për ta mbyllur, por për të përfituar nga ajo. Erion Ismaili ka rolin e tij në grupin e strukturuar kriminal. I ka bërë presion Gerond Meçes që mos përfshihet në punët e AKSHI-t. Ergys Agasi thotë për një moment që do ketë operacion të policisë për falsifikim. Ndoshta mund të jetë edhe një operacion i porositur”.

I pyetur a mund të implikohen të tjerë zyrtarë: “Sigurisht, është afërmendsh që në zyrën e Agasit s’kanë qenë vetëm këta emra”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy