Godole: Vazhdojmë të kemi tendenca për autoritarizëm, këtu askush s’ikën nga pushteti!

Godole: Vazhdojmë të kemi tendenca për autoritarizëm, këtu askush s’ikën nga pushteti!

Pedagogia Jonila Godole duke folur në emisionin “Arnautistan” mbi veprimtarinë e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, duke u shprehur se sot të rinjtë janë ndërgjegjësuar më shumë mbi periudhën totalitare të komunizmit. Godole tha se Shqipëria e Enver Hoxhës nuk ka pasur as sovranitet, pasi ia fali fillimisht Jugollsavisë, mandaj Moskës dhe Kinës, duke përfunduar një vend i falimentuar. Godole thotë se në Shqipëri në 32 vite ka pasur një tendencë për autoritarizëm.

Ka shumë vite që kam nisur punën në këtë fushë. Gjithmonë fokusi im është ndërgjegjësimi i brezit të ri, gjimnazistët, studentët, që rriten pa kujtesë për atë kohë.  Gjenerata që vjen duhet të marrë informacione, nëse s’ia jep shkolla, familja, media, sepse ka shumë kakofoni, ata kanë nevojë për ekspertë dhe historinë për të marrë ato informacione siç ishin. Ata mund të jenë neutrale për sa kohë nuk kanë informacione se kush ishte ky burrë (Enver Hoxha) dhe shpura e tij. Të rinjtë s’kanë informacione dhe janë neutralë ose të kenë një qasje më pozitive, në varësi të familjes ku janë rritur. Ndërsa në familjet me të përndjekur t’i sheh diferenca. Sot kemi të rinj më të ndërgjegjësuar, por duhet të bëhet akoma më tepër.

Ça sovraniteti? Në fillim kishe Jugosllavët. Për arsye të mbajtjes së pushtetit iu fal sovraniteti Moskës. Pas vdekjes së Stalinit ra kulti i Stalinit, Enveri dhe shpura e tij thanë stop sepse na ikën pushteti dhe ia falën Kinës. Pasi u mbyllëm edhe me Kinën ishim një vend i falimentuar. Pushteti ishte një rrënojë që qëndronte në këmbë fallso. Për mua shpërthimi është kur të gjithë i hipën anijeve dhe ikën. Shqiptarët ishin në kushtet e varfërisë ekstreme dhe s’do ta mbanin dot me propagandë pas rënies së Murit të Berlinit.

Tendencat për autoritarizëm i kemi pasur edhe në këto 30 vite, prandaj e shkuara është e tashme. Asnjëherë s’kemi një politikë që të jetë moderne, demokratike, që lejohet gara brenda. Këtu s’ikën askush nga pushteti, nga posti, është një vend që për mua s’është demokratizuar. Nuk them që është vetëm trashëgimia komuniste. Shqipëria s’ka qenë kurrë një vend demokratik. 45 vite komunizëm, 32 vite tranzicion pa rregulla loje, me liderë autoritarë, karizmatikë, me kult individi të fortë, me një popull që s’e ka kuptuar kurrë çfarë është liria dhe e drejta e tij. E vetmja busull që na tërheq është Europa, dhe është fat i madh për ne që njerëzit s’ikin në Lindje por në Perëndim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy