
Policia e Tiranës pas disa muajsh hetime intensive ka zbuluar një bazë prostitucioni në një qendër estetike.
Nga operacioni i koduar “Extra Service”kanë rënë në pranga disa vajza, ndërsa prostitucioni ushtrohej prej më shumë së një viti.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se tre administratore qendrash masazhi janë arrestuar pasi akuzohen se kishin transformuar këto qendra në qendra ku vajzat e punësuara viheshin në dispozicion për të ushtruar prostitucion.
Të arrestuarit janë dy administratore dhe një burrë, ndërkohë është shpallur në kërkim edhe një shtetas tjetër.
– H. D., 33 vjeç, banues në Tiranë
– A. M., 28 vjeçe, banuese në Tiranë
– L. Q., 34 vjeçe, banuese në Tiranë si dhe është shpallur në kërkim shtetasi M.M., 43 vjeç, banues në Tiranë
"Ambientet e qendrave të masazhit qe administronin, ata i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion, vajzat e punësuara në to. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjëse në këto qendra, për ushtrim prostitucioni", bën me dije policia.
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjëse në këto qendra, për ushtrim prostitucioni si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale DVR, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe 4 ambjente ku ushtrohej ky aktivitet.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë nga seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 7-mujore.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale të “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, si dhe një u shpall në kërkim.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të metejshme.



