Qeveria e Kosovës tërheq nga Kuvendi pr/ligjin për Doganat

Qeveria e Kosovës tërheq nga Kuvendi pr/ligjin për Doganat

Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, zhvilloi sot mbledhjen e 117-të të rregullt, të 49-ën në 2016-tën.

Që nga 9 tetori i këtij viti Lista Serbe ka njoftuar “ngrirjen” e pjesëmarrjes në qeveri, ku përfaqësohet me një zëvendëskryeministër e dy ministra, dhe vazhdon me mungesat në mbledhje si kundërshtim miratimit të Ligjit për Trepçën.

Pika e parë që mori mbështetjen e qeverisë në mbledhjen e sotme ishte vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2016 të qeverisë së Republikës së Kosovës, përmes të cilës parashihet ndryshimi i afatit kohor për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim dhe për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Ndërsa u propozua që të tërhiqen këtë vit nga plani legjislativ këto ligje: Ligji për Konfliktet Administrative; Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Shërbyesit Civilë; Projektligji për Administratën Shtetërore; Projektligji për Pagat që realizohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës; Projektligji për Fondet Investive, Inspektoratin e Doganës dhe Administratës Tatimore si dhe Projektligjin për Ndryshimin e Kodit Doganor.

Në mbledhje u tha se pas bisedimeve që janë zhvilluar, Projektligji për Pagat mund të procedohet këtë vit, u bë ftesë që të përgatit sa më shpejtë që është e mundur dhe u paralajmërua se do të quhet projektligj për pagat në sektorin publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy