
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, konfirmon se ditën e enjte do të jetë në takimin e thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell. Me anë të një mesazhi në Twitter, Kurti bën të ditur se në takimin e nesërm do të kërkojë lirimin pa kushte të tre policëve që mbahen peng nga Serbia. “Përcaktoj itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga HR/VP Borrell. Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”. Në takimin e së enjtes, Borrell ka ftuar edhe Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, por ky i fundit e ka refuzuar një ftesë të tillë.



