Ëndrra e kampionit shqiptar Ylber Sefa/ Shteti s’i bleu një biçikletë, Belgjika i hapi rrugën e suksesit (VIDEO)

Ëndrra e kampionit shqiptar Ylber Sefa/ Shteti s’i bleu një biçikletë, Belgjika i hapi rrugën e suksesit (VIDEO)

Katër herë kampion jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, por shteti nuk ka mundur t'i blejë një biçikletë kronometri, edhe pse ai garon me fanellën shqiptare. Ylber Sefa është pjesë e një prej skuadrave më të mira në Belgjikë, shtet që i hapi dyert dhe ndihet kremar për sukseset e vazhdueshme të tij.

29-vjeçari  për MCN rrëfen objektivin e tij të radhës që janë Lojërat Olimpike 2021, Ai thotë se ka arritur pikët e mjatueshme për të marë pjesë në garë. 

Kampioni shqiptar, tregon pasionin për çiklizmin, të cilin e ka nisur që në moshën 16-vjeçare. Ylberi është shpallur katër herë dhe synon të pestin për të vendosur kështu një rekord të ri në Tokio, por dhe në Francë në një kampionat shumë të rëndësishëm.

Belgjika quhet dhe djepi i çiklizmit, sepse organizon shumë gara dhe ture. Nuk kishte vend më të mirë për mua ku të emigroja dhe të zhvillohesha akoma më shumë nga ana profesionale. Në Belgjikë u zhvendosa për konkurrencë dhe nivel më të lartë.

Ylberi i ka sjellë fitore ekipit aktual dhe në bazë të rezultateve arriti të bindë për një kontratë presidentin e ekipit Tarteletto–Isorex. Ai synon të mbrojë titullin ballkanik të fituar në Bosnje-Hercegovinë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy