Dosja “McGonigal”, Agron Neza paraqitet në SPAK

Dosja “McGonigal”, Agron Neza paraqitet në SPAK

Shtetasi shqiptaro-amerikan Agron Neza, i cili përmendet në dosjen ndaj ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal është paraqitur mesditën e sotme në SPAK.

Ish-agjenti i inteligjencës shqiptare, është paraqitur në prokurorinë e posaçme, për shkak se emri i tij rezulton në dosjen e McGongial.

Në një reagim publik të para disa kohëve, Neza ka thënë se paratë që përmenden në dosjen hetimore, 225 mijë dollarë që i janë dhënë McGonigal, nuk kanë lidhje me Kryeministrin Edi Rama dhe as me qeverinë shqiptare.

Me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama jam prezantuar diku në vjeshtën e vitit 2017 nëpërmjet mikut tim Charles Mcgonigal, ish-Drejtor i Zyrës së Kundërspiunazhit të FBI-së për Nju Jorkun, në ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, takim që zgjati ndoshta më pak se dy minuta.

Pas këtij takimi, jam takuar dhe disa herë të tjera dhe në këto takime ka pasur edhe njerëz të tjerë.

Nuk mund të them që Kryeministri i Shqipërisë është miku im, e as unë miku i tij përveçse një i njohur.

Asnjëherë me Kryeministrin Rama nuk kam biseduar çështje biznesi dhe as parash, e gjithashtu mund të them të njëjtën gjë dhe për stafin e tij, me të cilët mund të njihem, siç njoh dhe kam miq dhe të PD, PR, PSD, PL e të tjera parti në Shqipëri.

Për sa i përket problemit që Sali Berisha flet, duke shpifur se paratë që i kam dhënë mikut tim Charles McGonigal janë para të Kryeministrit Edi Rama apo njerëzve të tij, kjo kategorikisht nuk është e vërtetë.

Jam i bindur që Kryeministri Rama, çështjen e dhënies së parave e ka mësuar nga shtypi në të njëjtën kohë që e ka mësuar dhe Sali Berisha dhe çdokush tjetër. Këtu përfundon çështja në lidhje me paratë që unë i kam dhënë Charles McGonigal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy