Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha së bashku me aleatët e tij kanë zhvilluar për rreth dy orë një drekë pune me Ambasadorët e Bashkimit Europian në Tiranë.
Por gjatë këtij takimi ra në sy mungesa e Ambasadores së BE në vendin tonë Romana Vlahutin.
Pas takimit në një prononcim të shkurtër për mediat kreu opozitës deklaroi se diskutuam zhvillimet politike dhe rrugëdaljet nga kriza. Është një bashkëbisedim i vazhdueshëm. Jemi në bashkëbisedim me aleatët europianë dhe amerikanë“, u shpreh Basha.
Sa i takon fokusit të bisedimeve me Ambasadorët e pranishëm në drekën e punës, kreu i opozitës tha se diskutuam zhvillimet e fundit politike.
"Diskutuam zhvillimet e fundit politike. dhe rrugëdaljen nga kriza politike ku e ka futur vendin pamundësia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një qeveri të bërë njish me krimin dhe drogën”, theksoi kreu demokrat.
Sa i takon mungesës së Vlahutin në këtë takim, Basha tha se aty kishte edhe mungesa të tjera.
Protesta e PD ka hyrë sot në ditën e 24, ndërsa ambasadorët e vendeve të BE, por edhe SHBA në prononcimet për mediat kanë kërkuar gjithmonë që debati politik të zhvillohet në Kuvend dhe jo jashtë tij.
Nga ana tketër opozita kërkon largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie teknike për zgjedhjet e 18 qershorit.



