Nënkryetari i këshillit bashkiak në Bashkinë e Tiranës Dorian Teliti në fjalën e mbajtur në protestë tha që rezistenca e protestuesve bëri që kryeministri Rama të distancohet sipas tij nga kryebashkiaku Veliaj.
Teliti u kërkoi policëve që ta lexojnë qartë mesazhin e Ramës dhe të heqin zinxhirët nga dera e bashkisë.
"Ne sot po ia dalim ta kemi afër arritjes së objektivit tonë madhor, dorëheqjes së Veliajt dhe më pas dorëheqjes së kryeministrit. Është rezistenca juaj që bëri që Rama të bëjë hapa pas. Ai i kishte dhënë mbështetje të pakushtëzuar Veliajt, por sot u distancua nga ai, foli për hajdutë, për abuzues të ligjit, për grupe të strukturuara, drejtorë dhe kryebashkiakë. Kjo u arrit falë qëndresës dhe forcë suaj protestuese. Ne nuk do pranojmë kurrë që paratë tona të abuzohen me 100 për qindshat e Lali Erit, kryeefikut të bashkisë, që mendon vetëm si të pasurojë enturazhin e tij në bashkinë e Tiranës. I drejtohem drejtuesit të policisë sot, shiko dhe lexo distancimit që kryeministri i bëri kryefikut të Tiranës, hiqni zinxhirët nga dera e bashkisë, pasi këtu janë qytetarët e vjedhur, ndërsa brenda janë abuzuesit. Mjaft u sollët si polici e pushtetit, por silluni si polici që mbron interesat e qytetarëve”.



