Policia e Tiranës referon në prokurori materialet hetimore për tre mjekët që morën pjesë në operacionin, ku vdiq 35-vjeçarja Aida Koçi dhe foshnja. Mëngjesin e sotëm, në ambientet e Prokurorisë së Tiranës janë referuar materialet për mjekët e Maternitetit “Koço Glozheni”|. Ata janë N.Ceni. D.Decka dhe H.Klosi. Policia kryeqytetase i akuzon ata jo vetëm për mjekim të pakujdesshëm, ku si pasojë ndërroi jetë e reja nga Paskuqani, por edhe për neglizhencë. Kështu, merret parasysh akuza e familjarëve, të cilët janë shprehur se është vonuar së tepërmi ndërhyrja në kohë për shpëtimin e jetës.
Momentalisht mjekët po ndiqen penalisht për dy akuza dhe tashmë prokuroria ka sekuestruar kartelat mjekësore dhe ka administruar të gjitha dëshmitë, për ta dërguar më pas çeshtjen në Gjykatën e Tiranës. Aida Koçi, ndërroi jetë dje në maternitetin “Koço Glozheni”, si pasojë e hemorragjisë së brendshme, ndërsa mjekët në dëshmitë paraprake theksuan se ajo përdorte dopaminë dhe shprekta ishte shkatërruar nga ky ilaç.



