FBI: Hakerët iranianë i dërguan Biden dokumente konfidenciale të Trump

FBI: Hakerët iranianë i dërguan Biden dokumente konfidenciale të Trump

Hakerët iranianë vodhën dokumente konfidenciale nga fushata e Donald Trump dhe i dërguan ato te Joe Biden.

Këtë e bënë të ditur FBI dhe agjenci të tjera federale. Hakerët u përcollën emaile të padëshiruara personave të lidhur me presidentin demokrat, në një përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2024-ës në SHBA.

Hakerët i dërguan emailet në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut njerëzve të lidhur me fushatën e Bidenit përpara se ai të largohej nga gara.

Fushata presidenciale e Kamala Harris i quajti emailet nga Irani “veprimtari keqdashëse të padëshirueshme dhe të papranueshme” që u morën nga vetëm disa njerëz që i konsideronin ato si spam ose përpjekje për phishing.

Zyrtarët amerikanë në muajt e fundit kanë përdorur akuza penale, sanksione dhe këshillime publike për të detajuar veprimet e ndërmarra nga kundërshtarët e huaj për të ndikuar në zgjedhje, përfshirë një aktakuzë që synon një përpjekje të fshehtë ruse për të përhapur përmbajtje pro-ruse në audiencën amerikane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy