Basha i përgjigjet të pakënaqurve në PD: Lista përfaqëson kërkesën e kohës dhe qytetarëve

Basha i përgjigjet të pakënaqurve në PD: Lista përfaqëson kërkesën e kohës dhe qytetarëve

Kreu i PD për herë të parë pas arritjes së marrëveshjes dhe fillimit zyrtarisht të fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit ka dalë në një emision televiziv për të folur për vizionin e tij për të ardhmen e PD dhe të Shqipërisë.

Në “Top Story” Basha ka mbërritur pas fushatës në Shkodër, ku janë shfaqur edhe disa foto me mbështetës që mbanin pankarta ku shkruhej “Jozefina Topalli, krenaria e Shkodrës”. Pankarta të cilat rivënë në vëmendje kundërshtitë jo të pakta me listat e kandidatëve të PD-së, për zgjedhjet e 25 qershorit. Pikërkisht kjo çështje ka qenë edhe pikënisja e emisionit të drejtuar nga Sokol Balla

INTERVISTA

Është hera e parë që dilni në një emision politik që pas marrëveshjes së 18 majit. Kanë qenë ditë të vështira, por jo vetëm për ju. Do të doja ta nisja, është e vërtetë që këto foto u shfaqën në mitingun e PD.

Unë i shoh për herë të parë këtu në studion tuaj. Mitingu ishte i jashtëzakonshëm. Angazhimi i shkodranëve për fitoren e betejës së Republikës së Re më 25 qershor, daton që prej 18 shkurtit. Unë jam i ngazëllyer nga pjesëmarrja në mbështetje të ekipit fitues.

Nuk u shmangemi dot pyetjeve që lidhen me listën e kandidatëve për deputetë, ku ra në sy largimi i shumë veteranëve dhe shumë kritikëve. Pse e bëtë këtë ndryshim?

Lista është përshëndetur dhe është pritur me entizuazëm të jashtëzakonshëm, jo vetëm nga partia, por edhe nga publiku, akademikët, shoqëria civile dhe media. Të të jap disa shifra sesa i thellë është ndryshimi, kemi 41 gra në 140 kandidatë, 82 përqind e kandidatëve që nuk kanë qenë kurrë deputetë, 42 përqind të rinj nën 40 vjeç dhe 33 përqind nën moshën 35 vjeç. Kjo është një listë që përfaqëson dëshirën, kërkesën e kohës dhe qytetarëve për daljen e PD me një ekip të lirë dhe demokrat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy