Dajçi: Herpesi fle në zonën ku ka prekur njëherë, riaktivizohet kur kemi patologji të tjera

Dajçi: Herpesi fle në zonën ku ka prekur njëherë, riaktivizohet kur kemi patologji të tjera

Mjekja dermatologe Violeta Dajçi, thotë se virusi herpes simpleks është më i shpeshti që del në buzë dhe kap nerva dhe zona të vogla të nervave dhe duke qenë virus ka veti ngjitëse, përhapet me anë të kontaktit.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, dermatologia shpjegoi se herpesi takohet më shpesh në pjesën e buzëve, për arsye të përhapjes me anë ë puthjes, duke puthur partnerin, fëmijën, të afërmin.

Mjekja informon se herpesi fle në atë nerv ku ka prekur njëherë dhe se në periudhën kur jemi sëmurë nga patologji të tjera, ky virus që qëndron në këtë nerv riaktivizohet dhe prandaj përsëritet.

Nuk është ndonjë virus i rrezikshëm, por i zakonshëm. Duke qenë se përsëritet bëhet pak i bezdisshëm, duke u përsëritur gjithmonë në të njëjtin vend, bëhet pak i bezdisshëm se lë shenja.

Do ishte shumë mirë të mos e prekim, por edhe të mos takojmë njerëz, kur kemi shfaqje në këtë zonë.

Temperatura e lartë nuk ka lidhje, merret me anë të kontaktit dhe vendoset në një nerv të caktuar.

Largon mbështjellësen e nervit, dhe duke qenë i zhveshur, nervi preket dhe ngacmohet dhe prandaj jep ndjesinë e dhimbjes.

Kjo mund të ndodhë në çdo stinë, shfaqja e tij perceptohet në periudhën e ftohtë, pasi ai fle në atë nerv ku ka prekur njëherë.

Në periudhën kur jemi sëmurë nga patologji të tjera, ky virus që qëndron në këtë nerv riaktivizohet dhe prandaj përsëritet.

Deri sa e thashë që është ngjitës, nëse një person e mbart këtë herpes, nëse buzëkuqi apo sendet e tij personale përdoren nga persona të tjerë kjo është 100% ngjitës.

Sa herë kemi sëmundje të tjera që ulin imunitetin, herpesi rishfaqet. Në këtë periudhë nuk këshillohen procedurat kozmetike pasi mund të përhapet dhe në zona të tjera.

Herpesi simpleks nuk është i pakurueshëm, i pashërueshëm. Por kur nuk kujdesesh në kohë, lë shenja dhe gropëzime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy