Sot seanca e fundit parlamentare

Sot seanca e fundit parlamentare

Në orën 10 parlamenti do të mblidhet në seancen e fundit për këtë sesion.

Pas miratimit të reformës në drejtësi, pritet që seanca e sotme të jetë më e qete ndërsa do të diskutohen dhe miratohen një sërë projektligjesh.

 

Rendi i ditës së seancës ka 8 pika ndërsa pritet të miratohet vendimin për zgjatjen e mandatit të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, që përfundon më 27 korrik.

Pas përfundimit të seancës së sotme deputetët marrin pushimet, ndërsa sesioni i rradhës nis më 5 shtator.

Më poshtë axhenda e zbardhur nga Kuvendi:

 

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 21.7.2016 (neni 44, pika 2 e Rregullores)  

 

Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

 

Projektligji “Për miratimin e shtesës së marrëveshjes së koncensionit ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoriteti kontraktues, dhe ACR Holding, S.R.L., si koncensionari, për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e Minierës së Kromit, Bulqizë, të Fabrikës së Pasurimit Bulqizë, të Impiantit të Seleksionimit, Klos dhe të Uzinës së Ferrokromit, Burrel” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë absolute)

 

Projektligji “Për miratimin e shtesës së marrëveshjes së koncensionit ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoriteti kontraktues, dhe ACR Holding, S.R.L., si koncensionari, për ndërtimin, operimin dhe transferimin e Uzinës së Ferrokromit në Elbasan dhe për minierat e kromit të Prrenjasit e Pojskës” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë absolute)

 

Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme(nenet 28, 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) – procedurë e përshpejtuar - miratuar me vendimin e Kuvendit nr. 54/2016, datë 21.7.2016

 

 

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të cilësuar prej 3/5 e të të gjithë anëtarëve të Kuvendit)

 

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të RSH dhe Fondit Global kundër SIDA-s, tuberkulozit dhe malaries” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë absolute)

 

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës  

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy