Thaçi thërret kryeprokurorin dhe kreun e Inteligjencës pas helmimit të zyrtarëve të KQZ-së

Thaçi thërret kryeprokurorin dhe kreun e Inteligjencës pas helmimit të zyrtarëve të KQZ-së

Një ditë pas rastit të helmimit të punëtorëve të KQZ-së, Presidenti i Kosovës ka thirrur në një takim kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi dhe kreun e Agjencisë Kosovare të Ineligjencës, Shpend Maxhuni.

Sipas zyrës së shtypit të kreut të shtetit, zyrtarët e mësipërm e kanë kanë informuar atë për rezultatet e hetimeve rreth raporteve për helmim të punëtorëve të KQZ-së, “të cilët kishin kontakt me zarfet e ardhura nga jashtë Kosovës në objektin e shërbimit të votuesve, ku ishin të vendosura votat e diasporës”.

Mësohet se Presidenti Thaçi ka kërkuar që rasti të hetohet deri në fund.

“Kërkoj nga institucionet shtetërore që me profesionalizëm të hetohet tërë rasti dhe të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të zbardhur dyshimet për helmim të personelit të KQZ-së”, ka thënë ai.

Ndërkohë pritet të përfundohet ekzaminimi i mostrave të zarfeve të marra në Shërbimin e Votuesve.

Rasti në fjalë u konstatua paraditen e së dielës, kur nëpunës dhe zyrtarë që kanë qenë në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, përfunduan në spital me simptoma alergjie: kruarje  e djegie në duar e fytyrë dhe temperaturë.

26 zyrtarët kosovarë dyshohet se janë helmuar nga zarfet me votat e ardhura nga Serbia dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy