
Drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj miratimin e hartës së re gjyqësore në mbledhjen e sotme të qeverisë, deklaroi se në diskutimet që janë zhvilluar në dy tryezat me përfaqësues të KLGJ në shkurt dhe dy javë më parë në Komisionin e Ligjeve nuk pranohet që harta e re gjyqësore vjen për shkak të vakancave nga vetingu.
Duke folur për MCN TV, Skëndaj tha se pavarësisht se çfarë pohohet dhe çfarë jo, qartazi duket që reduktimi i numrit të gjykatave në vend, nuk është thjesht nevojë për shpërndarjen e ngarkesës së gjykatave, por reduktimi vjen se një pjesë e gjykatave nuk justifikojnë numrin prej 7 gjyqtarësh që duhet të kenë sipas ligjit për organizmin gjyqësor.
E pyetur se sa do të preken qytetarët nga ndryshimi rrënjësor i formatimit të gjykatave, ajo tha se procesi i hartimit të raportit të vlerësimit që çoi në këtë propozim që është miratuar sot nga Këshilli i Ministrave vjen si rezultat i një procesi për të cilin janë shprehur rezerva.
Sipas saj, përgjatë një pune 3-vjeçare nga grupi ndërinstitucional i ngritur nga KLGJ mbledhjet me dyer të mbyllura në mungesë të transparencës, përfaqësuesve të shoqërisë civile, të çdo juristi apo specialisti të fushës.
I gjithë ky proces i mbyllur me keqardhje konstatojmë se cenon në ligjin për organizmin e pushtetit gjyqësor, sa i takon hartës së re gjyqësore. Shkrirja e gjykatave një nga shqetësimet kryesore.
Në seancën e kom ligjeve, KLGJ deklaroi se nuk ka të dhëna për transportin e qytetarëve. Ky informacion nuk ishte vënë në dispozicion nga Ministria e Transporteve.
Afërsia e gjykatës në kushtet social ekonomike të vendit tonë, referuar dhe të dhënave të INSTAT përbën shqetësim për akses në sistemin e drejtësisë.
Me ligjin për garantimin e ndihmës juridike falas sugjerohet se problemet janë të zgjidhshme. Në godinat ekzistuese të gjykatave që do shkrihen, shërbimet do vijojnë.
Shqetësimi ynë është se ligji për garantimin e ndihmës juridike falas të ofruar nga shteti, ia mundëson fashës më të varfër të popullsisë shqiptare. Por kur flasim për mundësi ka një shtrirje më të gjerë, edhe pse nuk mund të futen në listën e ndihmës falas nga shteti, janë të shumtë ata që janë në pamundësi ekonomike për çështjet që duhet të ndjekin në gjykatën kompetente.
Përveç faktit që ligji për ndihmë juridike falas nuk i adreson të gjitha nevojat për akses në drejtësi për njerëzit në nevojë ekonomike dhe sociale. Shumë qytetarë nuk duan të kenë akses vetëm për dorëzimin e kërkesë- padive, por që çështja e tyre të dëgjohet drejtësisht dhe të jenë pjesë e proceseve.
Akses në drejtësi nuk do të thotë vetëm akses në shërbimet gjyqësore, por për të qenë pjesë në seanca. Avokatët kostot për shkak të largësisë do ua faturojnë qytetarëve, pasi ka një kosto si në aspektin e kostos edhe të kohës për shkak të largësisë.



