132 persona humbën jetën nga përmbytjet masive në Sudan si pasojë e shirave të dendur që përfshinë vendin.
Sipas autoriteteve 10 zona cilësohen si më të prekurat nga reshjet intensive që nisën që muajin e kaluar dhe që prekën mbi 31 mijë e 666 familje.
Ndër të tjera bëhet e ditur se rreth 13 mijë shtëpi janë shembur plotësisht teksa mijëra të tjera kanë pësuar dëme të konsiderueshme.
Pavarësisht angazhimit të ekipeve të kërkim shpëtimit dhe shumë vullnetarëve rreth 210 persona rezultojnë të zhdukur mes të cilëve shumica gra dhe fëmijë.
Përmbytjet masive përveç dëmeve të shumta që kanë shkaktuar në Sudanin e shkatërruar nga lufta po ashtu kanë sjellë edhe probleme të shumta me ujin e pijshëm ku si pasojë rreth 20 fshatra po përballen me mungesë totale të tij.
Mungesa e ujit dhe e kushteve higjenosanitare ka çuar po ashtu edhe në shtimin e rasteve të kolerës.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë vetëm gjatë muajit gusht numërohen mbi 11 mijë persona të prekur nga kolera. Këto përmbytje e kanë rënduar akoma më tej situatën e krijuar nga lufta që shpërtheu në prillin e vitit të kaluar midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake.



