Brazil, 25 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Brazil, 25 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë vrarë të paktën 25 persona në juglindje të Brazilit.

 

Guvernatori i Espirito Santo, ku u evakuuan 5200 njerëz  përshkroi skenarë "lufte" në qytete si Bom Jesus do Norte dhe Apiacá, të prekura gjithashtu nga shirat e dendur.

Megjithatë, të dielën, niveli i ujit ra pas një nate praktikisht pa reshje shiu, gjë që lejoi ekipet e shpëtimit të arrinin në zonat më parë të paarritshme. 

Shkollat ​​publike janë shndërruar në strehimore, sipas një komiteti emergjence të ngritur nga autoritetet lokale dhe punonjësit e shpëtimit.

Presidenti Luiz Inacio da Silva shprehu solidaritetin me familjet e viktimave dhe të prekurit në një mesazh të postuar në mediat sociale mbrëmjen e së shtunës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy