Karanxha: Dosja e AKSHI-t, ndër më të fortat të hetuara prej SPAK-ut. Braho do ketë çështje të nxehta  (VIDEO)

Karanxha: Dosja e AKSHI-t, ndër më të fortat të hetuara prej SPAK-ut. Braho do ketë çështje të nxehta (VIDEO)

Ish-prokurori Ervin Karanxha duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv e konsideroi skandalin e AKSHI-t si një ndër dosjet më të forta të hetuara nga SPAK-u. Lidhur me punën e Altin Dumanit, Karanxha vë në dukje se ai ka bërë një punë të madhe në ndjekjen penale, ku janë 33 zyrtarë të lartë të proceduar penalisht. Karanxha vlerëson po ashtu figurën e Klodian Brahos, duke e konsideruar person me integritet që ka pasur në dorë çështje të rëndësishme. 

 

“Dumani ka bërë një punë shumë të madhe sa i përket ndjekjes penale. Janë 33 zyrtarë të lartë të proceduar penalisht, 9 të dënuar për vitin 2024, është një statistikë për t’u vlerësuar. Z.Braho është një prokuror karriere, pas 2019-ës ka qenë në SPAK. Ka pasur çështje të rëndësishme. Është person me integritet, të presim për punët. Ka shumë çështje të nxehta dhe problematike që duhet të hetohen. Braho edhe kur ka qenë prokuror i thjeshtë është përballur me presione politike, dhe nuk ka reaguar, ka menduar të bëjë punën e tij dhe të zbatojë ligjin. 

 

Presione ka patur dhe do ketë, kryesorja është që institucioni tashmë është i konsoliduar. Po të rriten standardet e provueshmërisë, kjo është diçka e mirë. Besoj se do shohim rezultate. Dosja e fundit e AKSHI-t, është një nga dosjet më të forta. Mendoj që edhe Braho te çështjet që ka vet dhe janë me ndjeshmëri për publikun, do mbështesë prokurorët, që Prokuroria është një. Por prokurorët janë të pavarur, dhe Braho s’ka të drejtë të shfuqizojë aktet. Strukturat e reja janë me mbështetjen e BE, por mbështetja kryesore ka qenë nga SHBA. Rezultatet e Dumanit janë të dukshme. 33 zyrtarë të lartë të proceduar, s’është numër i vogël. 

 

Mua s’më shqetësojnë biznesmenët se atë punë kanë. Më shqetëson struktura e AKSHI-t, zyrtarë të lartë që janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Se qëllimi i bizneseve është të fitojnë para, por që shteti dhe strukturat e shtetit të bëjnë veprime të tilla, është e papranueshme. DSKIK ka nxjerrë grupet kriminale si të përshtatshme, kjo është rënie e sigurisë. AKSHI ka akses në të gjitha të dhënat elektronike të shqiptarëve. Sekretet janë nxjerrë në shesh. Duhen verifikuar tenderat nëse janë ofruar shërbimet apo jo. Duhet parë lidhja e zyrtarëve të lartë përmes telefonave".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy