Incidenti në Poloni/ Joe Biden: Raketa mund të jetë hedhur nga Ukraina

Incidenti në Poloni/ Joe Biden: Raketa mund të jetë hedhur nga Ukraina

Sipas disa indikacioneve, raketa që goditi një fshat në Poloninë lindore ishte një raketë kundërajrore nga Ukraina.

Kështu deklaroi Presidenti amerikan Joe Biden para udhëheqësve të G7.  Ai gjithashtu specifikoi se ishte një raketë e sistemit S-300. Pas takimit urgjent në Bali me aleatët, Biden pohoi se nuk kishte gjasa që raketa të ishte lëshuar nga Rusia. "Kjo është për shkak të analizës së trajektores, por nuk dua të them që një hetim i vërtetë për incidentin tashmë ka përfunduar."

 Biden shpjegoi se me liderët e tjerë u vendos unanimisht që fillimisht të vazhdohej me hetimin për të kuptuar saktësisht dhe më pas të vendosnin kolektivisht se si të përgjigjeshin.

Një aeroplan i NATO-s që fluturonte mbi hapësirën ajrore polake gjurmoi raketën që u përplas duke vrarë dy persona, tha një zyrtar ushtarak i aleancës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy