Forcat ruse kanë shkatërruar 5 stacione hekurudhore në Ukrainën qendrore dhe perëndimore.
Lajmi bëhet me dije nga drejtuesi i kompanisë hekurudhore në Ukrainë, Oleksandr Kamyshin.
Trupat ruse vazhdojnë të shkatërrojnë sistematikisht infrastrukturën hekurudhore.
Këtë mëngjes, në një orë, 5 stacione hekurudhore u shkatërruan në Ukrainën qëndrore dhe perëndimore”.
Nuk dihet ende sa është numri i viktimave dhe të plagosurve si pasojë e sulmeve.



