Polonia ka dërguar ushtarë dhe pajisje ushtarake në kufirin me Bjellorusinë, pasi e ka akuzuar për shkelje të hapësirës ajrore të saj me avionë ushtarakë. Kjo akuzë u hodh poshtë nga Minsku, i cili nga ana e tij akuzoi Poloninë se kishte shpikur një pretekst në mënyrë që të ishte në gjendje të dislokonte një pjesë të ushtrisë së saj pranë kufirit. Tensionet mes dy vendeve janë intensifikuar pas kryengritjes së armatosur të dështuar në Rusi më 24 qershor, nga mercenarët e grupit Wagner. Bjellorusia ka rënë dakord të mirëpresë ushtarët e Wagnerit në territorin e saj dhe që atëherë Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko në disa raste ka bërë ironi rreth supozimit se anëtarët e Wagner mund të kenë ndërmend të kalojnë kufirin në Poloni. Ministria polake e Mbrojtjes tha se kishte paralajmëruar NATO-n për mobilizimin e saj dhe kishte thirrur të ngarkuarin me punë të Bjellorusisë për diskutim lidhur me këtë çështje.



