Protestues të revoltuar kundër liderit të BDI-së kanë sulmuar me gurë veturat e funskionarëve të partisë, të cilët depërtuan në restorant përmes një rrugë anësore e fushës së fshatit Cerkez.
Disa pjesëtarë të protestës janë përleshur edhe me forcat e shumta policore, njofton agjencia e lajmeve INA.
Protesta është thirrur nga familja e të ndjerit komandant Shqiponja, i cili u vra në pabesi nga pjesëtarë të partisë shqiptare në pushtet.



