Mena: Anomalitë në ndërtim vijnë nga marifetet e investitorëve, jo nga inxhinierët apo arkitektët

Mena: Anomalitë në ndërtim vijnë nga marifetet e investitorëve, jo nga inxhinierët apo arkitektët

Në debatin mbi krizën dhe problematikat e shumta në sektorin e ndërtimit, drejtoresha Ekzekutive e Unionit të Inxhinierëve, Dëshira Mena, ka theksuar se fajtorët kryesorë për anomalitë në treg nuk janë arkitektët apo inxhinierët, por vetë investitorët.

E ftuar në emisionin “MCN Economy”, Mena deklaroi se në thelb, ndërtimi është një biznes fitimprurës nëse bëhet sipas rregullave, por gjithashtu është një “minierë pa fund” për manipulime dhe abuzime kur mungon kontrolli.

Të gjitha anomalitë në tregun e ndërtimit vijnë si pasojë e marifeteve që bëjnë vetë firmat ndërtuese. Nuk është çështje e fajit të inxhinierëve apo arkitektëve. 

Investitori është ai që i shtyn proceset jashtë rrugës ligjore, që nis nga faza e projektimit, deri tek zbatimi dhe nënkontraktorët. 

Mena theksoi se zinxhiri i përgjegjësive në ndërtim është i qartë dhe i sanksionuar me ligj, por shpesh zbatimi i standardeve lihet në dorë të atyre që ndjekin interesin ekonomik më shumë sesa rregullat teknike.

Në këtë mes, kanë faj investitorët, sepse inxhinieri zbatues është thjesht një rrogëtar që paguhet për të bërë detyrën e tij dhe nënshkruan një deklaratë të përgjegjësisë profesionale. 

Ai nënshkruan një deklaratë përgjegjësie profesionale dhe, nëse nuk zbaton standardet teknike, mban përgjegjësi ligjore për zonën që mbulon. 

Por nuk është ai që merr vendimet ekonomike apo strategjike, këto i merr investitori.

Projekti është zanafilla e çdo ndërtimi, dhe nëse ai nuk është i rregullt, gjithçka më pas del jashtë kontrollit. 

Ndaj përmirësimi i kuadrit ligjor duhet të fokusohet aty ku nis problemi: tek investitori dhe mënyra si ndërtohet sistemi i zbatimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy