
Një shtetas 82-vjeçar me incialet A.M, dyshohet se ka plagosur aksidentalisht mbesën A. S., 25 vjeçe, teksa po pastronte çiften.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:40 në Patos Fshat. Fatmirsisht e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
Kujtojmë që një seri ngjarjesh të tilla kanë ndodhur së fundmi në vendin tonë.
NJOFTIM
Fier/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:40, në Patos Fshat, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi A. M., 82 vjeç, ka plagosur mbesën e tij, shtetasen A. S., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



