
Për herë të parë që prej vitit 2022, Banka e Shqipërisë ka vendosur të ulë normën bazë të interesi.

Po çfarë do të thotë kjo për xhepin e qytetarëve.
Për eksperten e ekonomisë Teuta Nunaj, e ftuar në ‘MCN economy’ do të thotë lidhje e drejtpërdrejtë pozitive të çmimeve në treg.
Norma e inflacionit përkthehet dhe lidhet drejtpërdrejtë me çmimet. Duke mbajtur një nivel çmimesh më stabël.
Pra edhe vet Banka e Shqipërisë dhe Guvernatori në analizën e tij deklaroi se të paturit e një ekonomie më stabël, më të qëndrueshëm, një rritje çmimesh më të moderuar ose mbjatja e njejtë e nivelit të çmimeve, ka bërë që kjo të reflektohet në norma inflacioni më të ulët se edhe vet parashikimet e Bankës Qendrore.
Sipas znj. Nunaj, ulja e normës bazë të interesit ishte e pritshme.
Kjo për faktin se bazuar në partneritetin me vendet e zonës euro, tanimë tregu shqiptar do të përfitoj të blejë më lirë produktet e importit.
Automatikisht edhe vendimmarrja e BSH për të ulur normën e inflacionit është e pritshme. Jo vetëm nga qëndrueshmëria, ose zhvillimet ekonomike të brendshme por edhe nga zhvillimet ekonomike të jashtme.
Pasi ne gjithmonë kemi theksuar se kur flasim për normën e inflacimit e cila sa më e lartë të jetë automatikisht atashon edhe një normë interesi më të lartë, neve e kemi thënë edhe atë normale e inflacionit të importuar, jo vetëm prezenca e ekonomisë shqiptare se si ajo performon por edhe importimin.
Në rastin konkret kemi të bëjmë që të gjithë partnerët tanë më të mëdhenj tregtarë, të cilët janë edhe njëkohësisht partner të BE-së, të cilat kanë një ulje të normës së inflacionit në nivel të zonës euro, e gjitha kjo është përkthyer edhe te tregu shqiptar, pasi neve tashti i blejmë akoma edhe më lirë këto produkte të importit.
Ulja e normave të interesit edhe nga ana e Bankës Evropiane quan në ato sinjalet ose parashikimet që vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrjes së BSH të ishte pikërisht për uljen e normës së interesit.



