
Televizioni shtetëror rus nxori pamjet e “veteranëve” të operacionit special në Ukrainë. Në të vërtetë bëhet fjalë për djem të rinj të dërguar në frontin e luftës nga Rusia dhe të kthyer pa këmbë.
Të zhveshur nga uniforma ushtarake, ata shfaqen në krahë të njëri tjetrit në karrocë me rrota, ndërsa marrin medalje vlerësimi për angazhimin e bërë.
Në fytyrat e tyre, siç mund të shihni në videon më poshtë shihet trishtimi i madh dhe asnjë pikë gëzimi nga vlerësimi i dhënë.
Pamjet janë ndarë në profilin në Twitter të Kevin Rothrock, drejtor i “Meduza”, gazetës online të pavarur, e cila është vënë shpesh në shënjestrën e Moskës.



