Berisha: Diaspora ka qenë target për manipulimin e zgjedhjeve. Është koha që kjo votë të përcaktojë procesin politik në Kosovë (VIDEO)

Berisha: Diaspora ka qenë target për manipulimin e zgjedhjeve. Është koha që kjo votë të përcaktojë procesin politik në Kosovë (VIDEO)

Diaspora është cilësuar si "vota e artë" në shumë procese zgjedhore në Kosovë.

Duke marrë shkas nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ku vota e diasporës solli një ndryshim të madh në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka një mendim tjetër.

Në një intervistë për “MCN Live”, Berisha shprehu shqetësimin se vota e diasporës ka qenë një target për manipulimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Diaspora ka qenë një target deri më nivel të manipulimit pas marrëveshjes se presidenti të asaj kohe Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi, që diasporën ta lënë të zhvillohet i cili do të mbështeste Kosovës, në shtetet kua ta jetojnë e veprojnë. Mirëpo këtë hendek e shfrytëzoi, e manipuloi dhe e keqpërdori Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit me strategjinë e vet te fitimit të zgjedhjeve, e cila nuk kishte strategji dhe nuk gjente dot rrugë përkundër vandalizmave ne institucione provoi me manipulimin e diasporës, me propagandë e fuqishme, me atë populizmin në të folur, dhe retorika që nuk përkonin me realitetin dhe arriti të jetë ne pushtet përmes manipulimit të votës së diasporës.

Tani mendoj se do të ketë një mbështetje të fortë por jo më me atë entuziastin e mëparshëm që Kurti i ka gënjyer, asnjë projekt që premtuar nuk ka arritur ti realizojë dhe atje te ta, ka një dëshpërim.

Megjithëse ka një pjese aktive që deri në ditën e fundit, atje ka qenë afërsisht 30 mijë njerëz për votë, dhe unë besoj se këtu ka hapësirë për hetim, por këto janë metoda edhe të cilat kanë vjedh votën në mënyrë industriale në zgjedhjet e fundit dhe po pretendojnë që të njëjtën gjë ta bëjnë dhe sot, përmes sistemeve teknnologjike duke u pasur të dhëna, etj.

Për më tepër, Berisha theksoi se tani është koha që vota e diasporës të jetë një faktor përcaktues për procesin politik në Kosovë, duke ndihmuar në pastrimin e skenës politike nga ata individë që kanë rrezikuar perspektivën e vendit.

Por e lemë mënjanë këtë, vota e diasporës ka qenë e rëndësishme përherë për Kosovën, diaspora ka qenë gjithmonë faktor determinuses që e ka mbështetur Kosovën, të mbijetojë qoftë në vitet '90 në regjimin e Milloshevicit, qoftë në luftën e UÇK-së.

Edhe tani u takon që Kosova ka nevoje për votën e  tyre që ta determinojë procesin politike dhe që ti heqin njerëzit, ti heqin nga skena politike ata njerëz që rrezikojnë perspektiven e vendit dhe të cilin i kanë shkaktuat për 6 vite Kosovës dëme, e kanë çuar në një vend të izoluar nga bota demokratike.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy