Përshtatën lokalet për vënie bastesh, dy të arrestuar në Lushnje

Përshtatën lokalet për vënie bastesh, dy të arrestuar në Lushnje

Dy persona janë arrestuar në Lushnje pasi përshtatën lokalin për vënie bastesh, me celularë, ndërsa 3 të tjerë janë vënë në hetim, të cilët u kapën duke vënë baste, në ambientet e këtij lokali.

Drupal Ad

Si rezultat i kontrolleve dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasit Ferdinand Toshkallari, 56 vjeç, Vasillaq Petro, 56 vjeç, si dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. S., A. H., 59 vjeç dhe A. M., 42 vjeç.

Shtetasi A. M. u kap në lokalin e tij, në lagjen "Savër", duke vënë baste sportive me celular.

Me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së këtij rasti, 42-vjeçari sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur celularin ku kishte aktive, faqen online të basteve. Pajisja u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë.

Shtetasit e tjerë u kapën në lokalin e shtetasit F. T., në lagjen "Kongresi", duke kryer të njëjtën veprimtari të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy