Kriza e Covid-19, Rama: Plani financiar me 7 pika për përballimin e situatës

Kriza e Covid-19, Rama: Plani financiar me 7 pika për përballimin e situatës

Kryeministri Rama doli para qytetarëve përmes dritares së vet virtuale, për të bërë publik planin financiar për përballimin e situatës që ka krijuar pandemia e Covid-19. Rama njoftoi se në kuadër të këtij plani financiar me vlerë totale 180 milionë euro do të përgjysmohet paga e ministrave të qeverisë dhe deputetëve të Kuvendit.

Përgjysmimi i këtyre pagave do të shtrihet në kohë deri në përfundim të asaj që Rama e cilëson luftë me armikun e padukshëm. Rama tha se do të përjashtohet nga ky përgjysmim paga e kreut të shtetit, të cilit ia njohu meritat në përpjekjet për të ndihmuar në krizën e shkaktuar nga pandemia.

Rama tha se plani i bërë sot publik nuk është i vetmi, në varësi të trajektores së epidemisë do të ketë edhe dy plane të tjera.   

"Kemi tre plane: A, B dhe C. Nëse armiku nuk largohet për 6 muaj dhe na duhet një plan D, atëherë Zoti na ndihmoftë nëse ata që i dinë të gjitha nuk e kanë zbuluar se çfarë forme ka një plan D", tha ai.

Plani financiar i qeverisë përbëhet nga 7 pika:

-  2.5 miliardë lekë për luftën në vijën e zjarrit – Ministrisë së Shëndetësisë për pajisje mjekësore dhe personel

- 10 miliardë lekë – garanci sovrane për kompanitë që nuk paguajnë dot punonjësit

- 6.5 miliardë lekë për nevojat për shtresat në nevojë, biznesin dhe papunësinë për shkak të luftës

- 2 miliardë lekë Ministrisë së Mbrojtjes për operacionin humanitar

- 1 miliardë lekë fond rezervë për Këshillin e Ministrave për çdo emergjencë të paparashikuar

- Fshihen kamatë-vonesat për energjinë, efekti financiar 150 milionë dollarë. Përfitojnë 211 024 abonentë

- Riskedulohet në 6-mujorin e dytë të 2020-s tatim-ftitimi për të gjithë biznesin me fashën nga 20 -140 mijë dollarë xhiro

Pjesë nga fjala e Ramës

Nuk do të ketë kush të na varrosë e jo më të na qajë. Ne nuk jemi më të mencur se ata që humbën kohë me iluzionin se virusi do të zhdukej vetë. Pikërisht se jemi më të dobët, ne vrapuam për t’u mbyllur në shtëpi.

Nuk e dimë se kur do të vijë dita e çlirimit nga ky makth. Vetëm Zoti e di se deri kur. Prandaj ju dua shumë dhe ju ndjej si njerëzit e mi, por mos më kërkoni t’ju mbaj me iluzione.

Shtrëngoni dhëmbët kur shpirti ju vjen për të dalë. Kjo luftë nuk ka ardhur që të na japë pushime dhe të presim nga qeveria. E di që ka plot nga ju që nuk e kuptojnë se nuk duhet të dalin as shëtitje me gruan. E di që ju tundon dielli

Është e para luftë që e ka zbukuruar botën si nuse dhe nuk derdh një pikë gjaku në mbarë globin. Ju lutem mos prisni që të mos ua përsëris atë që nuk doni të dëgjoni.

Luftërat nuk vijnë për të mos na dëmtuar ekonomikisht apo për ta bërë detin kos. Ato sjellin edhe rrezikun e vdekjes ekonomike. Ato na mësojnë si të kullandrisemi për të përballuar rrezikun.

Sado që ju të kërkoni nga unë dhe sado unë të dua t’ua plotësoj, në lagjen më të varfër të Europës do të bëjmë gjitçka mundemi. Por ta dini se gjithçkaja nuk mund të përfshijë shumëçka. Qeveria mbledh dhe administron të ardhuat që krijohen nga puna e scilit prej jush. Në luftë të ardhurat bien edhe për shtetin si për familjet.

Më dëgjoni me vëmendje, sepse nuk e dimë se deri në ç’pikë do të na bien të ardhurat. Prandaj plani ynë nuk mund të kënaqë të gjithë. Kjo kohë e mallkuar nuk ka lidhje me kohën e programimit të të ardhurave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy