Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Delvinë, në vendin e quajtur “Pularia”.
Dy vajza kanë mbetur të vdekura dhe një e tretë është plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.
Viktimat janë motrat Ela dhe Rozina Dhimaku nga Delvina.
Gjithashtu në aksident ka mbetur e plagosur edhe shtetasja Antonela Zhupa, e cila është transportuar në spitalin e Sarandës.
Sipas policisë lokale, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15.
Makina tip Lancia e drejtuar nga Ela Dhimaku, 22 vjeç, është përplasur me një mjet tip Audi, i drejtuar nga 23-vjeçari Kevin Nora.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesja e mjetit Lancia, motra e saj Rozina Dhimaku, 20 vjeç, ndërsa udhëtarja tjetër, 24-vjeçarja Zhupa, ka mbetur e plagosur rëndë.
Delvinë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja E. Dh., 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



