Ambasada e SHBA njofton vizitën e Escobar në Tiranë: Konfirmon luftën kundër të korruptuarve dhe minuesve të demokracisë

Ambasada e SHBA njofton vizitën e Escobar në Tiranë: Konfirmon luftën kundër të korruptuarve dhe minuesve të demokracisë

Zëvendë ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të zhvillojë më 9 dhjetor vizitën e tij të parë në Shqipëri. Kjo vizitë vjen dy ditë para se Sali Berisha të mbledhë mbështetësit e tij për Kuvendin e PD-së.   Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë të ditur vizitën, duke njoftuar se Escobar do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë.

 Ardhja e Escobar në Shqipëri, theksohet në njoftim, bëhet edhe për të konfirmuar gjithashtu vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmerinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

 “Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike. Escobar do të takohet me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime. Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmerinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy