
Ka mbetur vetëm një javë për regjistrimin e diasporës, ku deri tani janë regjistruar rreth 231 mijë aplikime, dhe vetëm 5% e tyre janë nga Britania e Madhe.
Avokati nga Anglia, Naim Hasani, ka komentuar për "MCN Live", duke thënë se ky proces ka qenë një befasi për bashkatdhetarët jashtë Shqipërisë.
Ai theksoi se politika shqiptare i largoi ata nga vendi, dhe tani politikanët shqiptarë, pas shumë vitesh, po shprehin dashuri për ta.
Çdo shqiptar që është larguar nga politika këto 30 vite, është i shokuar dhe i suprizuar nga kjo dashuri e jashtëzakonshme që ka lindur nga këto politikanë shqiptarë që vetë i kanë larguar për gjithë këto vite, njëri me politikat 30 vjeçare, tjetri duke qenë një lider i opozitës ineksizstente.
Problemet njëri i ka me drejtësinë dhe tjetri, me numrin e jashtëzakonshme të njerëzit të partisë që i shkojnë në SPAK, problemet qe ka opozita me liderin saj non-grata dhe tash i akuzuar nag SPAK për vepra korruptive.
Pra, nuk e di me çfarë fytyrë dhe me çfarë synimi kanë këtë dashuri për diasporën.
Hasani shtoi se ky proces nuk duhet parë si një meritë e dy partive kryesore, por si një e drejtë legjitime kushtetuese të shqiptarëve në diasporë.
Megjithatë, pavarësisht këtyre fakteve, unë i ftoj të gjithë bashkatdhetarët që kanë të drejtën e votës të regjistrohen dhe t'ua tregojnë vendin politikanëve me votën e tyre.
Ata që i larguan nga Shqipëria dhe tani po e quajnë këtë veprim si një të drejtë që duhet dhënë, ndonëse ishte gjithmonë një e drejtë kushtetuese për ta.
Ky proces nuk është as meritë e partive opozitare dhe as e PS-së, por është meritë e ligjit shqiptar dhe të drejtës së tyre të ligjshme, pavarësisht se ku ndodhen, si aksionarë të fateve të këtij vendi.
Unë padyshim e vlerësoj votën e diasporës dhe i ftoj ata të marrin pjesë në votime, por duhet ta përdorin këtë mundësi për të dënuar me votën e tyre politikanët që nuk veprojnë për interesat e tyre dhe që i kanë braktisur ata.



