Drejtuesja e Open Data Albania, Aranita Brahaj, tha se në institucionet shqiptare mungon sistemi i vlerësimit dhe i kontrollit për punonjësit e përfshirë në prokurimet publike. Duke folur në emisionin “Fact Check” Brahaj tha se kur organizata që ajo drejton vendos flamuj të kuq mbi prokurime të caktuara, institucionet justifikohen me faktin që ato janë të ligjshme. Brahaj tha se sektori i Shëndetësisë ka pasur vazhdimisht një rezultat negativ sa i përket problematikave në prokurime.
Unë e shoh problematik këtë draft-ligjin e ri për ndryshime, sikurse shoh problematik edhe aktet nënligjore. Edhe këto formulat që ia heqim kësaj ministrie, ia japim kësaj ministrie, në momentin që ndryshojmë ministrin.
Ministria e Transportit është në një moment që po përshkallëzon koncesionet. Arsimi ka shkollat koncesionare në bashkinë e Tiranës, janë 4 koncesione. Transporti është një fushë me shumë problematika. Të gjitha këto kontratat koncesionare që s’kanë filluar ende, ose kanë filluar shumë pak të bëjnë financim publik, kanë qenë tmerrësisht problematike. Nuk dimë kush i ka bërë kostot, si janë vlerësuar, cilat janë standardet. Rruga e Arbrit është një rrugë tipike koncesionare, mirëmbajtja e Rrugës së Kombit po, por mos harrojmë që kemi shumë segmente të tjera që tani marrin nga buxheti i shtetit, kjo do na bëjë që për një kohë të gjatë këto kompani për një kohë të gjatë, të marrin para nga financat publike, përdoruesit, por s’kemi standarde si u vendosën kostot e km. Shpesh na ka dalë një kosto shumë e lartë. Gabimi i qeverisë shqiptare ka qenë i madh edhe në kontekstin diplomatik dhe shtetëror. Ne jemi vend që aspirojmë të bëhemi pjesë e BE, kemi mundësi të fitojmë subvencione nga disa instrumente të financimit të vendeve në proces asociimi. E kemi dëgjuar shpesh herë dhe kjo ka qenë skandaloze, në një vend tjetër do kishin dalë në protesta njerëzit, të dëgjosh një ministër që kanë shumë burokraci këto. Ne nuk jemi në zhvillime cilësore. Integrimi europian s’është vetëm të lëvizësh i lirë, duhet të arrish standardet e BE dhe të bësh projekte me ato standarde që kërkon ky mekanizëm.Kur vëmë flamurin e kuq, të gjitha institucionet thonë që i lejon ligji. Organizata i vendos tenderit një flamur të kuq, me një konkurrent s’ka garë. Ligji e lejon, por çfarë ka ndodhur që një vend ku të gjithë kanë nevojë për lek, ku biznesi kërkon punë, shkon vetëm një operator. Ose të gjithë të tjerët kanë humbur besimin te autoriteti prokurues, ose autoriteti prokurues ka vendosur një kriter që ka qenë klientelist. Kjo është lojë hileqare. Këta s’kanë sistem kontrolli. Ne i kemi sugjeruar institucionit një proces vlerësimi qoftë të oficerëve të prokurimit publik, qoftë të sektorëve të prokurimit publik. Mungon sistemi i vlerësimit. Nëse kemi një punonjës që është audituar së brendshmi, dhe auditimi ka rezultuar kështu, hajde t’i japim një vërejtje. Shëndetësia në mënyrë konstante ka një rezultat negativ”.



